Skip to content
Tuesday, 13 October 2026
Lajmi Fundit

Formacionet zyrtare, Kosovë – Austri: “Dardanët” me një rreshtim sulmues kërkojnë “hakmarrje” ndaj austriakëve

October 4, 2026
Advertisement
Reklamo Ketu

Kombëtarja e Kosovës do të kërkojë ‘hakmarrjen’ ndaj Austrisë si dhe të mbajë shpresat gjallë për vendin e parë në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Përzgjedhësi Franco Foda sërish ka vendosur një sistem ndryshe, me një formacion mjaft ofensivë, ku sulmi është i ndërtuar nga Milot Rashica, Edon Zhegrova dhe Vedat Muriqi.

Në mesfushë janë rikthyer dyshja Leon Avdullahu dhe Veldin Hoxha, njësoi si Dion Gallapeni dhe Mërgim Vojvoda nëpër krahë.

Ndërkohë, Foda i ka besuar sërish Ron Raçit në qendër pranë Lumbardh Dellovës dhe Ilir Krasniqit. Në portë do të jetë Amir Shaipi.

Formacioni i Kosovës: Shaipi; Krasniqi, Dellova, Raçi; Vojvoda, Avdullahu, Hoxha, Gallapeni; Zabërgja, Zhegrova; Muriqi.

Ndërkohë, Austria është rreshtuar me këtë formacion: Schlager; Danso, Schlager, Posch, Seiwald, Shmid, Bacher, Laimer, Wimmer, Prass, Gregoritsch.

Kujtojmë, përballja do të nisë nga ora 18:00 në “Fadil Vokrri”./Telegrafi/

Burimi: Lexo lajmin e plotë

Advertisement
Reklamo Ketu
Advertisement
Reklamo Ketu
Share: