Skip to content
Tuesday, 13 October 2026
Lajmi Fundit

Asfaltohen rrugët e dëmtuara nga vërshimet në Tushilë të Skenderajt

October 8, 2026
Advertisement
Reklamo Ketu

Në fshatin Tushilë të Skenderajt kanë nisur punimet për asfaltimin e pjesëve hyrëse të urës së re, si dhe për sanimin dhe asfaltimin e disa rrugicave të dëmtuara nga vërshimet e viteve të fundit.

Punimet në terren janë përcjellë nga afër nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, së bashku me drejtorin e Urbanizmit, Arbnor Çitaku.

Sipas Komunës së Skenderajt, ndërhyrjet kanë për qëllim sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore, me synim krijimin e kushteve më të përshtatshme për banorët dhe qarkullimin e tyre.

Komuna ka bërë të ditur se, pavarësisht vështirësive financiare, po vazhdon me ndërhyrje në terren për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës publike në pjesë të ndryshme të territorit të Skenderajt. /Telegrafi/


Burimi: Lexo lajmin e plotë

Advertisement
Reklamo Ketu
Advertisement
Reklamo Ketu
Share: