Skip to content
Tuesday, 13 October 2026
Lajmi Fundit

Për të shmangur vonesat, trenat Zvicër–Gjermani do të kenë më pak ndalesa

October 13, 2026
Advertisement
Reklamo Ketu

Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) dhe Deutsche Bahn (DB) do të reduktojnë numrin e ndalesave në Gjermani dhe do të shtojnë rezervat kohore në orar, me synimin për të përmirësuar përpikërinë e trenave që lidhin Cyrihun me Shtutgartin.

Masat e reja do të hyjnë në fuqi nga dhjetori i vitit 2026 dhe do të zbatohen në segmentin gjerman të linjës, mes Shtutgartit dhe Singenit.

Sipas SBB-së, lidhja hekurudhore është përballur me vonesa të shpeshta për shkak të punimeve në infrastrukturë, defekteve dhe vështirësive operative në rrjetin hekurudhor gjerman.

Për të kufizuar ndikimin e këtyre problemeve, kompanitë hekurudhore planifikojnë të shtojnë kohën rezervë në orar dhe të zvogëlojnë numrin e ndalesave të ndërmjetme.

Si pasojë, udhëtimi nga Schaffhausen drejt Shtutgartit mund të zgjasë deri në 11 minuta më shumë në disa raste, shkruan 20 Minuten, transmeton Telegrafi.

Masat e zbatuara që nga dhjetori i vitit 2025 kanë ndihmuar në stabilizimin e përpikërisë së mbërritjes së trenave në Cyrih në rreth 80%.
Aktualisht, çdo tren i dytë nga Shtutgarti përfundon udhëtimin në Singen, ku udhëtarët mund të vazhdojnë me një tren tjetër drejt Cyrihut.

Gjithashtu, nga Schaffhausen mund të vihet në qarkullim një tren zëvendësues kur trenat që vijnë nga Gjermania kanë vonesa të mëdha.

SBB dhe Deutsche Bahn synojnë ta bëjnë lidhjen më të qëndrueshme dhe të sigurojnë një shërbim më të besueshëm për udhëtarët.
Vendimi për rikthimin e trenave të drejtpërdrejtë çdo orë mes Shtutgartit dhe Cyrihut pritet të merret nga të dy kompanitë në pranverën e vitit 2027./Telegrafi/

Burimi: Lexo lajmin e plotë

Advertisement
Reklamo Ketu
Advertisement
Reklamo Ketu
Share: