Dalin në shitje biletat për Kosovë – Irlandë, këto janë çmimet

Kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen mes Kosovës dhe Irlandës, e cila zhvillohet më 24 shtator 2026, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Takimi, në kuadër të Ligës së Kombeve, nis në ora 20:45, ndërsa tifozët tashmë mund t’i blejnë biletat online.
Çmimet janë të ndara sipas sektorëve të stadiumit: Veriu dhe Jugu kushtojnë 20 euro, Lindja 30 euro, ndërsa Perëndimi 50 euro. Për sektorin VIP, bileta kushton 150 euro.
Biletat mund të blihen online në platformën zyrtare të shitjes së biletave.
Kosova i luan dy ndeshje në shtëpi dhe dy si mysafir në shtator dhe janar. /Telegrafi/
Burimi: Lexo lajmin e plotë
