Skip to content
Saturday, 11 July 2026
Lajmi Fundit

Man Utd njofton zyrtarisht tri largime të mëdha

June 10, 2026
Advertisement
Reklamo Ketu

Manchester United ka konfirmuar zyrtarisht largimet e tre lojtarëve të ekipit të parë pas skadimit të kontratave të tyre.

Jadon Sancho , Casemiro dhe Tyrell Malacia do të largohen të gjithë nga klubi këtë verë. Sancho ka qenë me Djajtë e Kuq që nga viti 2021, ndërsa Casemiro dhe Malacia mbërritën në Old Trafford në vitin 2022.

Njoftimi për largimin e tyre erdhi nga një njoftim në faqen zyrtare të klubit.

“Të gjithë në klub dëshirojnë të falënderojnë Casemiron, Tyrellin dhe Jadonin për kontributin e tyre në United dhe t’u urojnë atyre fat të mbarë në të ardhmen”.

“Një herë i kuq, gjithmonë i kuq”, thuhet në njoftimin e Unitedit, i bashkangjitur me fotografitë e tyre.

Përveç largimeve të lojtarëve të nivelit të lartë, United njoftoi gjithashtu se lojtarët e akademisë Sonny Aljofree, James Nolan dhe Malachi Sharpe do të largohen nga klubi pas përfundimit të marrëveshjeve të tyre. /Telegrafi/

Burimi: Lexo lajmin e plotë

Advertisement
Reklamo Ketu
Advertisement
Reklamo Ketu
Share: