Skip to content
Wednesday, 8 July 2026
Lajmi Fundit

“Obsession” thyen pritshmëritë – afro 350 milionë euro të ardhura globale

July 6, 2026
Advertisement
Reklamo Ketu

Filmi horror “Obsession” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në kinematë botërore, duke kaluar 340 milionë euro të ardhura globale nga shitja e biletave.

Pas dy muajsh në kinema, filmi ka arkëtuar rreth 206 milionë euro në tregun vendas dhe 134 milionë euro në tregjet ndërkombëtare.

I drejtuar nga YouTuberi Curry Barker, filmi është realizuar me një buxhet prej vetëm rreth 640 mijë eurosh, ndërsa të drejtat e shpërndarjes u blenë për afërsisht 12 milionë euro, duke e kthyer atë në një nga surprizat më fitimprurëse të vitit.

– YouTube www.youtube.com

Ndryshe nga shumica e filmave që humbasin interesin e publikut pas disa javësh, “Obsession” ka vazhduar të tërheqë shikues.

Vetëm gjatë fundjavës së festës së Pavarësisë në ShBA, ai arkëtoi rreth 4.5 milionë euro në Amerikën e Veriut dhe 10.2 milionë euro në tregjet e huaja.

Historia ndjek personazhin Bear, të interpretuar nga Michael Johnston, i cili bën një marrëveshje misterioze për të fituar zemrën e Nikkit, personazh i luajtur nga Inde Navarrette.

Suksesi i “Obsession”, së bashku me filmin horror Backrooms, po tregon se publiku i ri vazhdon të mbështesë filmat horror në kinema, duke sfiduar idenë se gjeneratat e reja nuk janë më të interesuara për ekranin e madh. /Telegrafi/

Burimi: Lexo lajmin e plotë

Advertisement
Reklamo Ketu
Advertisement
Reklamo Ketu
Share: