Skip to content
Tuesday, 13 October 2026
Lajmi Fundit

VLEN: Procesi i Berlinit, rruga drejt një tregu rajonal që afron Ballkanin me Evropën

October 1, 2026
Advertisement
Reklamo Ketu

Ballkani Perëndimor ka nevojë për një treg rajonal që funksionon, por mbi të gjitha për një bashkëpunim që e afron rajonin me Bashkimin Evropian, thonë sot nga VLEN.

“Procesi i Berlinit është korniza për ta kthyer këtë bashkëpunim në rezultate konkrete: më pak barriera për bizneset, më shumë investime, konkurrueshmëri më të madhe dhe lidhje më të forta me zinxhirët evropianë të vlerës.

Potenciali ekonomik i rajonit është i madh. Hapi i radhës është që kompanitë vendore të mos mbeten vetëm pjesë e prodhimit, por të krijojnë më shumë vlerë, të zhvillojnë teknologji dhe produkte të tyre dhe të kenë rol më të madh në tregun evropian.

Në këtë drejtim, ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, mori pjesë në konferencën ekonomike në Budva, në kuadër të Procesit të Berlinit, ku në fokus ishte forcimi i Tregut të Përbashkët Rajonal dhe afrimi ekonomik i Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

Ky është bashkëpunimi rajonal që mbështet VLEN-i. Bashkëpunim që krijon mundësi dhe e çon rajonin më afër Evropës”, thonë nga VLEN./Telegrafi/

Burimi: Lexo lajmin e plotë

Advertisement
Reklamo Ketu
Advertisement
Reklamo Ketu
Share: