Skip to content
Sunday, 15 November 2026
Lajmi Fundit

Basitisje në Vallandovë, zbulohen armë dhe ndalohet një person

November 13, 2026
Advertisement
Reklamo Ketu

MPB njofton se është kryer bastisje në një fshat të Vallandovës ku janë zbuluar armë, ndërsa është ndaluar një person.

“Më 12.11.2026 në fshatin Prsten, rajoni i Vallandovës, oficerët e Stacionit Policor të Strumicës – Stacioni Policor i Vallandovës e privuan nga liria A.A. (56) nga fshati. Gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, u gjetën dhe u konfiskuan një pushkë gjuetie Zastava kalibri 12 mm dhe municion gjuetie, të cilat i posedonte pa leje.

Për incidentin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Gjevgjelisë, dhe pas dokumentimit të rastit do të ngrihet një kallëzim përkatës”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Burimi: Lexo lajmin e plotë

Advertisement
Reklamo Ketu
Advertisement
Reklamo Ketu
Share: