Skip to content
Sunday, 15 November 2026
Lajmi Fundit

Siç raportoi Telegrafi, FFK-ja prezanton Lutfi Dalipin

November 12, 2026
Advertisement
Reklamo Ketu

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) e ka prezantuar Lutfi Dalipin si prurjen më të re te “Dardanët”.

Ylli i Vaduzit, i huazuar nga Young Boys vendosi të largohet nga Zvicra, ndërsa siç raportoi Telegrafi disa orë më parë, zgjodhi përfundimisht Kosovën.

FFK-ja tashmë ka konfirmuar raportimin ekskluziv të Telegrafit, për ta prezantuar Dalipin si prurjen më të re.

“Në fillim ka qenë pak zor për mua me zgjedh Kosovën ose Shqipërinë se jam rrit në Zvicër, po me zemër e kam marrë Kosovën. I kam thënë babushit se një ditë do të luajë ose për Kosovën ose për Shqipërinë”.

“Jam shumë i lumtur që kam me luajtur për Kosovën. Jam i sigurt që Kosova ka me kanë një ekip shumë i fortë”, deklaroi ai ndër të tjera.

Dalipi do të jetë në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta përcjellë përballjen Kosovë – Izrael të shtunën nga ora 15:00./Telegrafi/

Burimi: Lexo lajmin e plotë

Advertisement
Reklamo Ketu
Advertisement
Reklamo Ketu
Share: