Skip to content
Friday, 10 July 2026
Lajmi Fundit

Vritet i riu kosovar në Suedi – raportohet se ishte kalimtar rasti

July 6, 2026
Advertisement
Reklamo Ketu

Një kosovar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri që ndodhën të dielën në mbrëmje në lagjen Kvarngärdet të Uppsala-s të Suedisë

Policia suedeze njoftoi se një burrë rreth të 20-ave u gjet i vdekur pas raportimeve për të shtëna rreth orës 21:00.

Në lidhje me rastin është hapur hetim për vrasje, ndërsa një i dyshuar është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim me vendim të prokurorit.

Sipas familjarëve, viktima është i riu kosovar Gent Maksutaj. Mediat raportojnë se ai dyshohet të ketë qenë kalimtar rasti gjatë një përleshjeje mes grupeve kriminale.

Autoritetet suedeze po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/

Burimi: Lexo lajmin e plotë

Advertisement
Reklamo Ketu
Advertisement
Reklamo Ketu
Share: